Kandidati për deputet nga AKR, Islam Pacolli ka qëndruar për vizitë në komunën e Malishevës.
Pacolli ka shkruar se kanë vizionin dhe programin më real për të ardhmen.
“Në fushatë pos kërkimit të votave nga qytetarët ne angazhohemi edhe për krijimin e miqësive të reja”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Restauranti “Kështjella” në Malishevë me pronar Ilir Limaj, një kështjellë e re e miqësisë dhe pritjes.
Iliri bashkë me të tjerët një punëtorë i shkëlqyer, na jep një vullnet për mbështetje më të madhe si përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës.
Në fushatë pos kërkimit të votave nga qytetarët ne angazhohemi edhe për krijim e miqësive të reja.
Kemi vizionin dhe programin më realist për të ardhmen – për ndërtimin e Shtetit. #132LDK-AKR #shtetndertuesit #22 Islam Pacolli
Na priftë e mbara