Site icon Telegrafi

Islam Pacolli: Haradinaj s’mund të flasë për AKR-në

Nga Aleanca Kosova e Re thonë se nuk është ndryshuar qëndrimi sa i përket qëndrimit në koalicionin LDK-AKR-Alternativa. “AKR nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëhershëm”, ka deputeti i AKR-së, Islam Pacolli.

Lexo po ashtu Haradinaj: Do të kemi një përfshirje më të gjerë në qeverisje

I nominuari për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë këtë të shtunë në një konferencë se ata moti kanë mundur të kthehen në Parlament me 61 numra, por që kanë dashur qeveri më të gjerë. Sipas tij, AKR është subjekti që mund të ndërrojë krah për t’u bashkuar me koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Lexo po ashtu Sejdiu i përgjigjet Haradinajt: AKR nuk ka ndryshuar qëndrim, veprojmë në kuadër të LAA

Por, sipas deputetit Pacolli kjo nuk pritet të ndodhë.

“Ramush Haradinaj mund të flasë çka të dojë, ato janë qëndrime të tij. Por, ai nuk mund të flas për AKR-në. Për AKR-në mund të flasin vetëm njerëzit e saj dhe vendimet merren nga kryesia e AKR-së. Ne nuk kemi ndonjë ofertë zyrtare apo ndonjë bisedë me askënd”, ka thënë ai. /Klan Kosova/

Lexo po ashtu Makolli: Ultimatumi i Pacollit nuk ishte tentim për dalje nga koalicioni
Exit mobile version