Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli, ka ngritur shqetësimin e tij për kushtet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Pacolli ka thënë se kryeministri, Ministri i Financave dhe Ministri i Punëve të Brendshme ta shqyrtojnë mirë këtë gjë.
“Çdo polic i Kosovës në çdo moment dhe çdo minutë është në krye të detyrës. Pjesëtarët e PK-së nuk kanë kushte ekonomike, pagat janë të ulëta, 80% e pjesëtarëve të PK-së sot janë në kredi”, tha Pacolli. /Telegrafi/