Telegrafi

Isla largohet nga Juventusi

Mbrojtësi kilian, Mauricio Isla pritet të largohet nga Juventusi.

Kiliani ishte i huazuar në Ligue 1 tek skuadra e njohur Olympique Marseille por francezët nuk kanë vendosur ta mbajnë.

Ai nuk do të ketë hapësira te Juventusi pas ardhjes së braziliani Dani Alves dhe ka kërkuar largimin.

E ardhmja e tij mund të jetë në futbollin gjerman, pasi Bayer Leverkusen po e kërkon 28-vjeçarin.

Juventusi ka konfirmuar se do ta lë të lirë të largohet për një shumë prej pesë milionë euro. /Telegrafi/