Telegrafi

ISIS sfidon Princin Harry: “Përse nuk vjen këtu që të na luftosh – do të dërgojmë në ferr”! (Video)

Shteti Islamik ka sfiduar Princin Harry për të luftuar xhihadistët, përmes një videoje, të cilat e kanë publikuar edhe mediat e huaja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video në të cilën një burrë flet në Gjuhën Angleze.

I identifikuar si Abu Uqayl nga Singapori ai thotë: “Pse nuk vjen këtu dhe të na luftoni, nëse jeni mjaft burrë, që të mund t’ju dërgojmë ju dhe Apachett tuaj në ferr?”

Princi Harry shërbeu më parë në Ushtrinë Britanike dhe pilotoi helikopterët sulmues Apache në Afganistan. /Telegrafi/