Grupi terrorist i njohur si ISIS, vazhdon të bëjë propagandë për sulmet terroriste që mund të ndodhin në Kampionin Botëror “Rusia 2018”.
Kampionati Botëror i vitit 2018, i cili do të mbahet gjatë qershorit të Rusi po afron çdo ditë e më shumë.
Por, së bashku me të po rriten edhe kërcënimet e grupeve terroriste për sulme të ndryshe, ku protagonistë janë yjet e mëdha të futbollit.
Javën e kaluar ISIS-i kërcënoi me yllin argjentinas, Lionel Messi prapa grilave dhe stadiumet duke u quar në erë nga bombat.
Më vonë erdhi kërcënimi i ri me Messin e vdekur dhe Neymarin duke vajtuar para një terroristi me thikë në dorë.
Sot (e hënë) ka ardhur kërcënimi më i ri nga grupi terrorist, ku figura e re është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shihet në gjunjë me njërin sy të gjakosur dhe terroristin që qëndron prapa shpinës së tij.
Kjo është hera e tretë që ISIS-i kërcënon me gjëra të tillë, ku në të kaluarën ishin sulmuesi i Barcelonës, Neymar dhe stadiumet protagonistë.
Kupa e Botës zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete në Rusi, ndërsa finalja do luhet në stadiumin Luzhniki në Moskë. /Telegrafi/