Telegrafi

ISIS masakron 14 tifozë të Real Madridit (Foto)

Xhihadistët e ISIS-it kanë masakruar 14 tifozë të klubit spanjoll Real Madrid, në një sulm të egër me armë që ndodhi në një fun-club në Irak.

Sipas medieve ndërkombëtare, të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur në sulmin në Samarra, që ndodhet 77 milje në veri të kryeqytetit irakian Bagdad, transmeton Telegrafi.

Pamjet e tmerrshme nga vendi i ngjarje, shfaqin fun-clubin e mbuluar në gjak, pasi disa persona të armatosur me kallashnikovë ishin futur brenda objektit, ku ishin mbledhur afro 50 tifozë të Real Madrid të cilët po pinin kafe dhe shikonin ndeshjet e vjetra të regjistruara. /Telegrafi/