Telegrafi

ISIS kërcënon më vdekje pjesëtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit (Foto)

Disa persona kanë hakuar ueb faqet e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke përfshirë departamentin e mbrojtjes, energjisë, tregtisë, shëndetësisë dhe shërbimeve.

Këta hakera pro grupit militant terrorist ISIS, të quajtur “Bashkimi i Kalifatit”, kishin shpërndarë një listë të personave që punojnë në këto departamente, duke i kërcënuar me vdekje.

Lista përmban gjithsej 43 emra të punonjësve të këtyre departamenteve.

Kjo listë ishte e publikuar në pesë gjuhë, anglisht, arabisht, spanjisht, rusisht dhe frëngjisht, duke shkruar kështu “Këta persona do të vriten”, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, sipas zyrtarëve të Departamentit Amerikan të Shtetit, shqetësuese është se për secilin person ishin publikuar edhe numrat e tyre personal, por edhe adresat e banimit.