Telegrafi

Ishulli që ua ndalon hyrjen meshkujve: Finlanda hap dyert e resortit në të cilin mund të kënaqen vetëm femrat (Foto)

Një kompani amerikane është duke hapur një resort në një ishull në Finlandë, që ua ndalon hyrjen meshkujve.

Ishulli SuperShe është në fazën e fundit të përgatitjeve në arkipelagun e Helsinkit, dhe prite që këto ditë të hapë dyer për mysafirët femra, transmeton Telegrafi.

Në këtë ishull u ndalohet hyrje meshkujve e në veçanti brenda resortit që ka dhoma super luksoze për mysafirët femra. Në fakt atë do të mund ta vizitojnë anëtarët e komunitetit SuperShe, një rrjet i themeluar nga amerikania Kristina Roth.

Roth e cila dikur merrej me biznes, ka pranuar se kjo ide i kishte ardhur në mente kur gjatë një vizite në një ishull në SHBA, e kuptoi se meshkujt i shpërqendrojnë femrat gjatë pushimeve.

“Sa herë që para femrave kalon një mashkull i bukur, ato duhet të jenë të rregulluara. Kështu do të jetë më mirë nëse në një resort turistik femrat rrinë të qeta, pa u frikësuar se ndonjë mashkull mund t’i shoh të parregulluara”, ka deklaruar ajo për Neë York Post. /Telegrafi/