Site icon Telegrafi

Ishujt Faroe 1-1 Kosova, notat e lojtarëve

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e tyre në udhëtim te Ishujt Faroe në kuadër të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve.

Pas dy fitoreve radhazi në grup, Kosova është ndalur me barazim nga Ishuj Faroe në ndeshjen e zhvilluar në Torsvollur (Torshavn).

Golin për Kosovën e shënoi Milot Rashica në minutën e nëntë, ndërsa për Ishujt Faroe barazoi Rene Joensen në minutën e 50-të.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte anësori i vendasve Gilli Rolantsson Sorensen, i cili u notua me 7.8, ndërsa nota më e ulët shkoi për Besar Halimin që u notua me 5.8.

Te Përfaqësuesja e Kosovës lojtari më i vlerësuar ishte ylli i Lazios, Valon Berisha që u vlerësua me notë 7.6, ndërsa paraqitje të lartë pati edhe shënuesi Milot Rashica. /Telegrafi/

Ishujt Faroe: 

Kosova:

Exit mobile version