Pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ka folur para mediave duke thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit është shumë i keq për subjektin të cilin ai ka drejtuar.
I pyetur nga gazetarët se a ishte Vjosa Osmani arsyeja e një rënie kaq të thellë të LDK—së në rezultatin zgjedhor, Mustafa tha se nuk mund ta shpjegojë atë se çfarë ka ndodhur.
“Unë që e shoh tani nuk mund ta shpjegojë, kemi një gjendje që nuk e kemi pas kurrë. Kemi ndryshime të tilla për një periudhë të shkurtë kohore. Por kjo mbetet çështje e frymës, e qytetarëve dhe mbetet të presim çfarë mund të ofroj qeveria e re këtij vendi, nuk kisha komentua diçka më shumë”, tha Mustafa.
Ai tha se vota është vullnet qytetarit, për këtë arsye ne do të mobilizohemi që LDK-ja të kthehet prapë. /Telegrafi/