Telegrafi

Ishte vitit 2016: Enzo Fernandez si 16 vjeçar i shkruante Lionel Messit një letër, i lutej që të mos e linte Argjentinën

Lionel Messi dhe Argjentina tani janë në finalen e Kupës së Botës, ku presin rivalin nga ndeshja e sotme mes Marokut dhe Francës.

Por Enzo Fernandez që tani luan te Argjentina, shkroi në “Facebook” në vitin 2016 një letër për të bindur Lionel Messin të mos tërhiqej nga Argjentina.

Ishte koha kur ylli argjentinas kishte humbur shpresat se do të fitonte një trofe me vendin e tij.

“Bëj çfarë të duash, Lionel, por të lutem mendoni pensionimin nga përfaqësuesja. Qëndroni dhe argëtohuni”.

“Kur të shoh ty duke luajtur është krenaria më e madhe në botë. Luaj për argëtim, sepse nuk mund ta imagjinosh se sa shumë argëtohemi kur ju argëtoheni”, kishte shkruar Fernandez atëbotë 16-vjeçar.

Fernandez tani 21-vjeçar ka shkëlqyer deri tash në këtë Botëror përkrah idhullit të tij të madh, duke shënuar gola dhe asistuar.

Messi dhe Fernandez pritet të luajnë edhe në finale, për të plotësuar ëndrrën e madhe të Argjentinës. /Telegrafi/