Telegrafi

Ishte veshur elegant për dasmën e vëllait, biondes i ngec taka e këpucës në shkallë – rrëzohet dhe rrokulliset disa herë

Një vajzë e cila po zbriste shkallëve dhe kishte veshur një fustan elegant, përjetoi një moment paksa turpërues për të.

Asaj i ngeci taka e këpucës në shkallë dhe u rrëzua – duke u rrokullisur disa herë, e ky moment është filmuar me kamerë amatore, transmeton Telegrafi.

Viktoriya, studente e inxhinierisë tha se “ishte dasma e vëllait, dhe kishte vendosur të vishet bukur dhe të shfaqet para dasmorëve”.

Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas planit, asaj i ngeci taka në shkallë dhe u rrëzua keq – por ajo këtë rrëzim e mori me sportivitet pasi nuk mund të ndalej duke qeshur.

Për fat të mirë Viktoriya ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, por disa mavijosje iu shfaqen në kokë. /Telegrafi/