Një vajzë e cila po zbriste shkallëve dhe kishte veshur një fustan elegant, përjetoi një moment paksa turpërues për të.
Asaj i ngeci taka e këpucës në shkallë dhe u rrëzua – duke u rrokullisur disa herë, e ky moment është filmuar me kamerë amatore, transmeton Telegrafi.
Viktoriya, studente e inxhinierisë tha se “ishte dasma e vëllait, dhe kishte vendosur të vishet bukur dhe të shfaqet para dasmorëve”.
Megjithatë jo gjithçka shkoi sipas planit, asaj i ngeci taka në shkallë dhe u rrëzua keq – por ajo këtë rrëzim e mori me sportivitet pasi nuk mund të ndalej duke qeshur.
Për fat të mirë Viktoriya ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, por disa mavijosje iu shfaqen në kokë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5crTFL5b9Ls&ab_channel=VishvajeetBaliyan