Arsenali i është bashkuar Aston Villës në garën për të nënshkruar me mesfushorin e Real Sociedadit dhe Spanjës, Mikel Merino, gjatë kësaj vere.
Siç raporton Mundo Deportivo, ‘Topçinjtë’ pritet t’i ofrojnë atij ‘kontratën e jetës’ pasi tashmë po llogariten si favoriti kryesor për ta transferuar lojtarin në afatin kalimtar veror.
Ata sidoqoftë do të përballen me konkurrencë të madhe nga Aston Villa, që po ashtu ka shprehur interesim të madh për ta transferuar në radhët e veta 28-vjeçarin.
Mikel Arteta tash e sa kohë është vënë në kërkim të një mesfushori cilësor për të përforcuar ekipin e tij para sezonit 2024/2025.
Merino kishte një sezon mjaft të suksesshëm me Real Sociedadin aty ku u paraqit në 45 ndeshej në të gjitha garat, duke shënuar tetë gola e duke dhuruar po aq asistime.
Kontrata aktuale e Merinos skadon në më pak se një vit, ndërsa klubi bask i ka ofruar atij një kontratë të re, të cilës ende nuk i është përgjigjur.
Villa kishte qenë tash e sa kohë e interesuar për Merinon, por duke marrë parasysh transferimin e Amadou Onanas që luan në të njëjtin pozicion, ata mund të konsiderojnë tërheqjen nga gara.
Në rast të transferimit tek Arsenali, kjo nuk do të ishte hera e parë për spanjollin që luan në Ligën Premier, pasi më herët kishte qenë pjesë e Arsenalit./Telegrafi/