Ditë më parë bëri bujë të madhe takimi i prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj në një event të mbajtur në Prishtinë.
Dyshja, të cilët ishin në lidhje për një kohë të gjatë, u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit ndonëse kishin shkëputur raportet për shkak të romancës së Veshajt me artisten Beatrix Ramosaj.
Sidoqoftë, takimi i tyre i fundit u bë të aludohej se ish-çifti janë rikthyer bashkë.
Ish-banorja e Big Brother VIP, Antonela Berisha, në një intervistë dhënë për “Goca dhe Gra” tha se në ato momente ka qenë në darkë së bashku me Trixën.
Ajo sqaroi se në atë kohë po i shikonin të gjithë dhe më pas i panë fotografitë në rrjete sociale.
“Ishim për darkë dhe një moment u kthyen të gjithë njerëzit duke na parë dhe thamë çfarë ndodhi, pastaj pamë portalet vazhduam darkën normalisht. Nuk kishte asnjë reagim”, tha Berisha.
“Tani është mirë. Po merret me disa projekte të reja. Secila ka karakterin e vet”, shtoi më tej biondja.
Sido që të jetë, deri më tani nuk është konfirmuar asgjë nga Bora dhe Donaldi. /Telegrafi/