Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka pranuar se duke e parë Andrea Pirlon se është bërë trajner i skuadrës rivale të Juventusit, e bën të ndihet i moshuar.
Ish-mesfushori italian u caktua trajner i Bianconerëve pas shkarkimit të Maurizio Sarrit, ndërsa strategu aktual i Nerazzurrëve ka qenë trajner i 41-vjeçarit te Zonja e Vjetër.
“Padyshim që jam shumë i gëzuar për Andrean, sepse krahas të gjithave që mi ka dhënë në aspektin e futbollit, ai është një person i jashtëzakonshëm dhe kam dashuri të pafundme për të”.
“Duke e thënë këtë, kur i shoh lojtarët që i kam trajnuar duke u bërë trajnerë, më bën të ndihem i moshuar!”, ka thënë strategu italian në një konferencë për shtyp.
Pirlo ishte figura kyçe Contes te Juventusi në vitet 2011-2014, kur i fituan tre tituj radhazi të Serie A. Njëherësh, ata kanë bashkëpunuar edhe të kombëtarja e Italisë, ku Antonio ishte trajner për dy vite, ndërsa Andrea akoma nuk ishte pensionuar. /Telegrafi/