Një i ri që kishte shkuar te berberi, nuk hezitoi të ngritet menjëherë nga karrigia për ta ndihmuar policin britanik që u sulmua.
Bëhet fjalë për Kyle Whiting i cili ishte te berberi, kur një polic jashtë lokalit u sulmua nga një burrë në Warrington të Cheshire, transmeton Telegrafi.
Sulmuesi i veshur me të zeza godet policin dhe e rrëzon në tokë, por po të mos ishte Whiting që vrapoi me tërë forcën për ta ndihmuar – pasojat mund të kenë qenë të mëdha.
Ai e kapi për qafe sulmuesin dhe e rrëzoi në tokë – duke i dhënë kohë të mjaftueshme policit që të ngritet në këmbë dhe ta neutralizojë sulmuesin.
Për fat të mirë, në ndihmë u dolën edhe policët tjerë që arritën në momentet më kritike – duke e prangosur burrin e dhunshëm. /Telegrafi/