Janice Dickinson dikur ka qenë një supermodele e famshme, ndërsa sot duket e panjohur për shkak të operacioneve të shumta plastike.
66-vjeçarja u ngjit drejt famës me një karrierë të suksesshme modelimi dhe shpesh njihet si supermodelja e parë në botë.
Me kalimin e kohës, me përdorimin intensiv të botoksit dhe operacioneve plastike, Janice donte ta ndalonte plakjen, por nuk ia doli, ndaj sot duket si një person krejtësisht ndryshe në krahasim me fotografitë nga fillimi i karrierës.
Dickinson ndër vite ka bërë dhjetëra operacione plastike, por pavarësisht ndërhyrjeve të shumta, modelja tregon se e do pa masë trupin e saj.
Ajo ka qenë gjithmonë e hapur që të flasë për operacionet plastike dhe në shumë intervista ka treguar se e ka tërhequr fytyrën, e ka operuar gjoksin, e ka ngushtuar barkun, ka bërë liposuksion dhe botoks.
Sot, Janice njihet kryesisht për shpërthimet në publik dhe komentet e rënda kundrejt kolegeve të saj, ndërsa ka qenë në lidhje me yje, si Liam Neeson, Sylvester Stallone, Bruce Willis e Mick Jagger. Modelja është martuar katër herë dhe ka dy fëmijë. /Telegrafi/