Site icon Telegrafi

Ishte i shpallur i humbur, 77 vjeçari nga Gjakova gjendet në Kukës

Një shtetase shqiptare nga Durrësi kishte raportuar në organet shtetërore, se bashkëshorti i saj nga Kosova ishte larguar nga banesa më datën 29 gusht.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës përmes një komunikate njofton se personi i shpallur në kërkim tashmë është gjetur, përcjell Telegrafi.

Po sipas njoftimit të policisë 77 vjeçari nga Gjakova u është dorëzuar familjarëve ditën e hënë (15.10.2018).

Lexo po ashtu Shtetasja shqiptare nga Durrësi njofton për zhdukjen e bashkëshortit kosovar

Personi në fjalë është kapur në pikën kufitare të Qafë Prushit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.10.2018, në SPK Qafë Prush, u kap dhe iu dorëzua familjarëve shtetasi Q.B., vjeç 77, banues në Gjakovë, Kosovë, i shpallur në kërkim, pasi më datë 30.08.2018, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshortja, shtetasja T.R., ka kallëzuar se më datë 29.08.2018, është larguar nga banesa dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen./Telegrafi/

Exit mobile version