Telegrafi

Ishte raportuar e zhdukur javën e kaluar, gjendet në gjendje të mirë shëndetësore Remzije Mustafa

Është gjetur Remzije Mustafa nga Prishtina, e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 6 nëntori.

Lajmin e kanë kumtuar vetë familjarët e saj.

Ndërkaq mësohet se ajo është gjetur në Prishtinë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se që nga dita e raportimit bashkë me familjarët kanë bërë përpjekje për gjetjen e saj, por deri sot kjo ishte e pamundur.

Për gjetjen e saj, kishin shprehur gatishmërinë edhe shumë qytetarë, duke shpërndarë fletushka me fotografi të saj në kryeqytet, si dhe duke shpërndarë informata nëpër rrjete sociale.

Telegrafi në vazhdimësi kishte raportuar për zhdukjen e Remzije Mustafës.