Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një rast ku një grua nga Drenasi ditë më parë ishte raportuar e zhdukur.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gruaja ishte raportuar e zhdukur, por me publikimit e fotografisë së saj është paraqitur në stacionin e Policisë në Ferizaj.
“…Drenas 24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe më datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.
Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës, ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/