Site icon Telegrafi

Ishte raportuar e zhdukur, gjendet e mitura e dhunuar në Viti

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se e ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26-28.10.2022, në Viti.

Në raport po ashtu bëhet e ditur se rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur.

“Në lidhje me rastin, më 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version