Site icon Telegrafi

Ishte pranë tij, Drita Rugova tregon momentin kur ish-kryebashkiaku Giuliani ‘goditet në shpinë’ nga një punëtor i një supermarketi në New York

Një konsumatore nga New York foli për eksperiencën e saj kur ajo ndodhej afër ish-kryebashkiakut Rudy Giuliani, në momentin kur ai u “sulmua” nga një punëtor i një marketi në New York, të dielën.

Drita Rugova po qëndronte afër Giulianit, i cili pranoi që të bënin bashkë një foto, kur papritmas një punëtor 39-vjeçar i marketit e goditi pas shpinës 78 vjeçarin Giuliani.

Rugova thotë se goditja ishte aq e rëndë ‘sa që edhe ajo e ndjeu atë’, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Në fakt isha krah për krah me Giuliani dhe se mund të goditesha edhe vet unë. Nuk shqetësohem për veten, ndihem keq për Giuliani. Ai u godit aq shumë sa që edhe unë e ndjeva goditjen”, citohet të ketë thënë Rugova.

Duke folur për Daily Mail, ajo tha se u ndje keq për ish-kryebashkiakun e New York-ut,dhe tha se ai nuk e meritonte një trajtim të tillë vetëm për shkak të pikëpamjeve të tija politike.

“Unë po bëja blerjet e mija normale këtu në ShopRite në momentin kur e pashë ish-kryebashkiakun Guiliani brenda. U afrova tek ai dhe e përshëndeta dhe doja që të bëj një foto me të. Po bëhesha gati për foton, kur zotëria që punon këtu e goditi atë në shpinë dhe pastaj i tha: Ti je një plehrë e ndyrë”, tregoi Rugova. /Telegrafi/

 

Exit mobile version