Zëvendës-sherifi amerikan është vrarë dhe dy policë tjerë janë plagosur në një pritë të organizuar derisa po e kërkonin të dyshuarin Ben LeMond në Santa Crus të Kalifornisë.
Në pritë janë përdorur armë zjarri dhe eksploziv, ku zëvendës-sherifi ka humbur jetën, e një polic tjetër është plagosur e tjetri paksa më lehtë, pasi është qëlluar në shuplakë të dorës, ka konfirmuar sherifi Jim Hart, transmeton Telegrafi.
Gjatë arrestimit është qëlluar i dyshuari Steven Carilo, 38-vjeç, që më pas është dërguar në spital për tretman. Lëndimet që i janë shkaktuar Carilos nuk janë serioze, dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
BREAKING: Video of a man taken into custody on Alba Road in Ben Lomond. The Santa Cruz County Sheriff's Office is asking people to avoid the area because of a "shooting". A viewer sent us this video. pic.twitter.com/iAUKtulfyc
— Christopher Salas (@ChristopherS_DC) June 6, 2020
Zëvendës-sherifi dhe policët i ishin përgjigjur telefonatës për një furgon të dyshimtë, e personi që u kishte telefonuar pretendonte se në furgon ka armë dhe eksplozivë. Me të dalë në vendin e ngjarjes, furgoni ka filluar të largohet nga ata, e policët menjëherë filluan ta ndjekin.
Furgoni kishte lëvizur deri në afërsi të shtëpisë së Carilos, ku ishte organizuar prita duke dalë me shpejtësi nga furgoni persona të armatosur, që qëlluan zëvendës-sherifin dhe dy policët tjerë.
E gjatë arrestimit Carilos është plagosur. Ai pritet të përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë. /Telegrafi/