Theo Hernandez ka folur pas fitores s Milanti ndaj Interit me rezultat 3-2, në finalen e Superkupës së Italisë.
Kishte një paraqitje të shkëlqyeshme të mbrojtësit që shënoi dhe asistoi në rikthimin e madh të Milanit sonte.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyer. E dinim që Interi ishte një ekip i madh, ishte një moment i vështirë për mua, por mendoj se tani po kthehem në formë”.
“Nuk jam ende në 100 për qind, por po përpiqem të ndihmoj skuadrën”.
“Është e mrekullueshme. Ne duhet të mbajmë disa nga fajet që shkoi Fonseca, nuk ishte vetëm faji i tij. Ne jemi mirënjohës që e kemi pasur këtu dhe i urojmë më të mirat. Nuk kemi pasur shumë kohë për të punuar me Conceicaon, por mendoj se na bëri mirë”.
“Golin ia dedikoj gruas, djalit tim dhe tani së shpejti do të vijë edhe vajza e vogël për të rritur familjen”, ka thënë Theo Hernandez për Sport Mediaset. /Telegrafi/