Site icon Telegrafi

“Ishte një nga momentet më traumatizuese” – Gisele kujton se u shpërtheu në lot kur i thanë se duhej të modelonte një veshje transparente në moshën 18-vjeçare

Gisele Bundchen ka folur për një nga ‘momentet më traumatizuese’ të karrierës së saj, duke kujtuar se si ajo u përlot në një sfilatë të modës së Alexander McQueen në vitin 1998, kur pa veshjen tepër të zhveshur që duhej të modelonte në pasarelë.

Tashmë 41-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ishte vetëm 18 vjeç kur bëri debutimin e saj në Javën e Modës në Londër në fund të viteve ’90, një përvojë që ajo tani e pranon se është një nga kujtimet më të errëta nga karriera e saj prej dekadash.

Duke folur për paraqitjen në pistë në një video të re për British Vogue, Gisele – e cila është e martuar me Tom Brady – ndau ndjenjat e saj kur pa pamjen që pritej të vishte në pasarelë.

“Ky ishte një nga momentet më traumatizuese”, kujtoi Gisele, duke shtuar: “Nuk kisha prova, kështu që kur u paraqita në shfaqje, thashë: “Pra, çfarë do të vesh?”.

Lexo po ashtu Gisele ka një stil të mrekullueshëm: Një adhuruese e jogës i do nuancat e mrekullueshme natyrore

“Unë mund të thosha disa fjalë [në anglisht në atë kohë], por nuk i kuptoja gjysmën e gjërave, [kështu që] thjesht bëra sikur e kuptoja. Nuk kisha asnjë ide. Dhe unë thashë: ‘A është një bluzë apo diçka tjetër?’ Jo, ishte kjo. Kështu fillova të qaja”.

“Këto pupla i kisha të lidhura me qerpikët e mi, kështu që ndërsa qaja, ato po zhbëheshin dhe grimieri tha: “Të lutem mos qaj!” kujton ajo. Isha duke ecur gjatë gjithë kohës duke menduar: “Shpresoj që babai im të mos e shohë ndonjëherë këto foto”.

Lexo po ashtu Gisele Bundchen po largohet nga ‘IMG Models’ pas 22 vitesh

Megjithatë, modelja këmbëngul se e ka shndërruar përvojën ‘traumatizuese’ me një mundësi mësimi, duke shtuar: “Gjithçka që doja të bëja ishte të largohesha, por, e dini, është një nga ato gjëra që të bëjnë më të fortë”. /Telegrafi/

Exit mobile version