Naby Keita e lëshoi fushë me barelë shkaku i një ndërhyrje të ashpër nga Paul Pogba në fitore 5-0 të Liverpoolit të dielën e javës së kaluar ndaj Manchester United.
Mesfushori francez fillimisht u ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari Anthony Taylor, por pas rishikimit në VAR, atij iu dha direkt karton i kuq.
Keita u largua nga fusha me barelë dhe u zëvendësua nga Alex Oxlade-Chamberlain.
Tani, duke folur përpara ndeshjes së Carabao Cup të Liverpoolit kundër Preston, ndihmësi Pep Lijnders ka ofruar një përditësim të lëndimit të Keitas.
Ai i tha në Sky Sports: “Unë mendoj se duhet të flasim për VAR sepse është një avantazh i madh për mendimin tim për të mbrojtur lojtarët pas asaj që ndodhi atje, për të parë prapa”.
“Ne gjithmonë diskutojmë dhe ndonjëherë ankohemi për arbitrin ose performancën e VAR-it, por pikërisht për këtë është aty, për të mbrojtur lojtarët”.
“Kjo është ajo që më pëlqeu shumë. Ishte një goditje e keqe, por për fat këmba e Naby nuk ishte në tokë”.
“Është vetëm një mavijosje, mund të kishte qenë shumë më keq nëse këmba e tij ishte në tokë. Ne do ta shikojmë atë ditë pas dite, por një mavijosje është e dhimbshme sigurisht”, ka shtuar më tej ai.
Keita po bënte një lojë të bujshme në Old Trafford përpara se loja e tij të përfundonte mizorisht, derisa ishte pikërisht ai që e hapi llogarinë e golave për The Reds. /Telegrafi/