Prokuroria e Gjilanit ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit të së shtunës, ku humbi jetën 12-vjeçari Laurant Kurti, në një pusetë në fshatin Ramjan të Vitisë.
Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku, ka bërë të ditur se janë në kërkim të zbardhjes së rastit.
Nga ana tjetër, familjarët thonë se më herët nuk e kanë ditur për praninë e kësaj pusete dhe për këtë kanë marrë vesh vetëm kur Lauranti kishte humbur jetën.
Vendi ku Laruanti ka humbur jetën quhet Ramjan, ndërsa familja e tij jeton në fshatin Zllatar të komunës së Ferizajt. Ditën kur ai humbi jetën, sipas familjarëve, ishte nisur për të mbledhur lajthi te vendi i quajtur “Lajthitë e Bagdatit”, i cili në këmbë është gjysmë ore larg shtëpisë së familjes Kurti.