Site icon Telegrafi

Ishte nisur për në sallën e operacionit, gruaja lind foshnjën në ashensorin e spitalit (Video, +18)

Ky është momenti dramatik kur një grua sjell në jetë foshnjën brenda ashensorit, vetëm disa sekonda para se të futej në sallën e operacionit.

Li Fengling, i cili punon si operator i ashensorit brenda spitalit Wenshang në provincën kineze Shandong, ka deklaruar se një grua shtatzënë ishte futur në ashensor dhe dukej se kishte dhimbje të mëdha, transmeton Telegrafi.

Por, videoja e publikuar më poshtë e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur gruaja në një moment humb vetëdijen rrëzohet në tokë dhe lind foshnjën.

Li menjëherë kishte ndalur ashensorin në mënyrë që infermieret të mund të futen që të asistojnë lindjen e foshnjës. /Telegrafi/

Exit mobile version