Telegrafi

Ishte nisur për koncert në Mitrovicë, Dhurata Dora nuk arrin dot në kohë dhe i anulohet mbrëmja

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dhurata Dora, kishte planifikuar që së fundmi të mbante një koncert në qytetin e Mitrovicës.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur, kjo pasi gjërat nuk kanë shkuar sipas planit.

Përmes një postimi të bërë në InstaStory, Dhurata ka treguar se për shkak të disa pengesave që i dolën në rrugë, ajo nuk ka mundur të arrijë në kohë.

“Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të mbërrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar Dora në InstaStory.

Foto: Dhurata Dora/InstaStory

Përndryshe, Dhurata ka qenë njëra ndër këngëtaret më aktive dhe të suksesshme këtë verë.

Dueti  “Zemër” me Soolking është një prej këngëve absolut më të dëgjuara të kësaj vere. /Telegrafi/