Telegrafi

Ishte nisur drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij, ndalohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pasi që i njëjti ishte duke udhëtuar drejt Zvicrës me pasaportë që dyshohet se nuk ishte e tij.

“Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të  pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuat një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/