Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur korrespodenti i CNN, Ben Wedeman, “reagon” ndaj aeroplanëve izraelitë që fluturojnë mbi Bejrut, Liban.
Siç thuhet në përshkrimin e videos, pamjet u bënë ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah mbajti një fjalim në përgjigje të një vale shpërthimesh në të gjithë vendin, përcjell Telegrafi.
Në fjalimin e tij, Nasrallah fajësoi Izraelin për shpërthimet vdekjeprurëse të telekomanduara dhe radiove të Hezbollahut të martën dhe të mërkurën, duke thënë se civilët ishin në mesin e viktimave.
Ai tha se sulmet, të cilat ai i përshkroi si një “masakër”, kaluan të gjitha vijat e kuqe dhe mund të quheshin një akt lufte dhe një shpallje lufte.
Udhëheqësi i Hezbollahut theksoi se shpërthimet ishin një goditje “e rëndë” dhe “e paprecedentë”, por ai siguroi mbështetësit se ata nuk kishin dëmtuar infrastrukturën e grupit.
Ai shtoi se Hezbollahu po hetonte se si u kryen sulmet, por paralajmëroi Izraelin se do të përballet me “dënim të drejtë aty ku e pret dhe ku jo”.
Nasrallah gjithashtu u zotua të vazhdojë luftën e Hezbollahut kundër Izraelit derisa të përfundojë lufta e Izraelit në Rripin e Gazës. /Telegrafi/