Një person ka ndërruar jetë ditën e premte në Obiliq.
Policia njofton se i moshuari derisa ishte në kafiteri ka kërkuar ndihmë mjekësore, ku më pas në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët dhe kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Obiliq 20.09.2024 – 12:19. Nga një kafiteri në Obiliq, është njoftuar se një person i moshuar ka nevojë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor nga QMF-Obiliq i cili e ka konfirmuar se personi i gjinisë mashkullore ishte pa shenja jete”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/