Juventusi ka konfirmuar se mesfushori amerikan, Weston McKennie ka nënshkruar një zgjatje të re të kontratës deri në verën e vitit 2026.
Marrëveshja e mëparshme e amerikanit në Allianz Stadium do të skadonte në fund të sezonit aktual, më 20 qershor 2025.
Ai ka vazhduar me të njëjtat kushte siç kishte fituar më parë me Bianconerët, që mendohet të jetë rreth 2.5 milionë euro pagë në sezon.
✍️ 𝗠𝗖𝗞𝗘𝗡𝗡𝗜𝗘 2️⃣0️⃣2️⃣6️⃣
Weston signs on in ⚪️⚫️!
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 23, 2024
Ka qenë një verë me pasiguri për amerikanin pasi fillimisht iu tha se ai nuk do të ishte pjesë e planeve të skuadrës së parë të Thiago Mottas.
Megjithatë, disa javë më vonë, dhe jo për herë të parë, McKennie i ka kthyer gjërat në favor dhe ka fituar vendin e tij përsëri. Ai do të vazhdojë të stërvitet dhe të konkurrojë me lojtarë si Khephren Thuram, Douglas Luiz dhe Manuel Locatelli për një vend në formacionin startuese.
McKennie ka dha më shumë asistime në të gjitha garat se çdo lojtar tjetër i Juventusit sezonin e kaluar./Telegrafi/