Telegrafi

Ishte në kërkim të azilit, studenti përplaset për çiklistët – para se të shkonte me veturë në drejtim të policëve, jashtë parlamentit britanik

Një student i cili thuhet se me dashje drejtoi veturën e tij në drejtim të çiklistëve jashtë Parlamentit britanik, pasi i dërgoi një letër Jeremy Corbyn për t’u ankuar për ‘shërbimin e inteligjencës’, u gjet fajtor për dy vrasje në tentativë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Salih Khater, 30, u nis me veturën e tij Ford Fiesta në drejtim të këmbësorëve dhe çiklistëve, që ishin ndalur në një dritë të kuqe në Sheshin e Parlamentit më 14 gusht të vitit të kaluar.

Ai pastaj u ngjit në një korsi të sigurisë dhe u përplas për barrierat, pasi dy oficerë policie u larguan me shpejtësi nga rruga.

Sulmi u kap nga kamerat e sigurisë dhe pamjet thuhet se janë publikuar edhe në gjykatë.

Salih Khater, 30

Siç supozohet, Khater kishte një urrejtje kundër qeverisë, të cilën ai mendonte se po ndërhynte në jetën e tij.

Prokurorët thanë se zgjedhja e tij e objektivit sugjeron se ishte një sulm terrorist edhe pse nuk kishte dëshmi se ai ishte bërë një mysliman i radikalizuar.

Megjithatë, motivi i tij i vërtetë mbetet mister.

Azilkërkuesi sudanez deklaroi se ai aksidentalisht u përplas me çiklistët, më pas u përpoq të ‘gjejë diku për të parkuar makinën’.

Khater ka lindur në Darfur të Sudanit dhe u tha zyrtarëve të emigracionit se ai ishte larguar nga vendi në vitin 2008, duke udhëtuar në Libi dhe pastaj në Greqi, Francë dhe në Britani, ku ai arriti në korrik të vitit 2010. /Telegrafi/