Telegrafi

Ishte në aeroplan me prindërit duke udhëtuar për në Florida, kur mbeti pa frymëmarrje – vajzës 3-muajshe ia shpëton jetën infermierja

Ky është momenti kur një vajze 3-muajshe i rikthehet buzëqeshja, pasi një infermiere me shumë përvojë ia riktheu frymëmarrjen që i ishte ndalur për pak çaste derisa ishte në aeroplan me prindërit.

Tamara Panzino ishte në mesin e shumë pasagjerëve në aeroplanin e aviokompanisë Spirit Airlines, që po udhëtonte nga Pittsburghu i Pennsylvania në drejtim të Orlando, Florida, kur një vajzë tremuajshe e quajtur Anjele në mënyrë të befasishme mbeti pa frymë, transmeton Telegrafi.

Pasi mësoi se qfarë po ndodhte dhe kërkesës së stjuardesës për ndihmë, Panzino u ngrit menjëherë për ta ndihmuar vogëlushen të cilës ia riktheu frymëmarrjen por edhe buzëqeshjen.

Me të kuptuar masa se vajza është mirë, shpërthyen duartrokitjet në llogari të infermieres me shumë përvojë që rastisi të jetë në aeroplan.

Për ta dokumentuar këtë, meteorologu i Fox35, Ian Cassette, realizoi një video amatore të këtij incidenti që pas shpërndarjes në rrjetet sociale u bë viral. /Telegrafi/