Telegrafi

“Ishte nder të flas me Princin për vendlindjen time, Kosovën” (Foto)

Rita Ora ka folur rreth takimit me Princin Charles.
Këngëtarja shqiptare ditë më parë është takuar me Princin e Uellsit dhe se ndihet krenare se ky i fundit do të vizitojë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja shqiptare përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke u takuar me Princin, transmeton Telegrafi.

“Ishte nder i madh të takoj dhe të flas me Princin e Uellsit për vendlindjen time të bukur, Kosovën”, ka shkruar Rita në Instagram, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se Ora është takuar me Princin Charles të Mbretërisë së Bashkuar në ceremoninë “Prince’s Trust Celebrate Succes Awards” në Londër.

Princi i Wales dhe Dukesha e Cornwall do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 – 19 mars 2016.

Lartmadhëria e Tyre do të ndërmarrin një sërë angazhimesh në Kosovë për të festuar pajtimin dhe dialogun ndërfetar, si dhe përpjekjet e njerëzve nga Kosova dhe Britania për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Kjo do të jetë vizita e dytë e Princit të Walesit në Kosovë (ai vizitoi Kosovën në vitin 1999) ndërsa vizita e parë për Dukeshën e Cornwallit. /Telegrafi/