Site icon Telegrafi

Ishte i mitur kur ndihmoi nazistët të vrasin mijëra hebrenj, por si 93-vjeçar u dënua me kusht

Bruno Dey, a former SS-watchman at the Stutthof concentration camp, hides his face behind a folder as he arrives on a wheelchair for a hearing in his trial on July 23, 2020 in Hamburg, northern Germany. - The 93-year-old former Nazi concentration camp guard was handed a suspended sentence of two years in prison as a court in Hamburg found him guilty of complicity in WWII atrocities. In what could be one of the last such cases of surviving Nazi guards, Bruno Dey was convicted for his role in the killing of 5,230 people when he was a teenaged SS tower guard at the Stutthof camp near what was then Danzig, now Gdansk, in Poland. (Photo by FABIAN BIMMER / POOL / AFP) (Photo by FABIAN BIMMER/POOL/AFP via Getty Images)

Ish-roja e kampit të përqendrimit nazist u dënua me dy vjet burgim me kusht për pjesëmarrjen në mijëra vrasje.

Një i moshuar 93-vjeçar, i identifikuar si Bruno D, u akuzua për 5,230 akuza për vrasje gjatë shërbimit të si roje e SS-it në kampin e përqendrimit Stutthof nga viti 1944 deri në 1945.

Është interesante se ishte i dënuar nga gjykata për të mitur në Hamburg, sepse ishte i mitur si 17-vjeçar në kohën e krimit. Ai u shpall fajtor për ndihmën e dhënë në vrasjen e të paktën të 5,232 personave, raporton CNN.

I akuzuari më parë pranoi se ishte roje në kamp, por në fillim të gjykimit tha se “atëherë nuk kishte zgjidhje”. Ai u rrit në fshatin Danzig, i cili tani është qyteti polak i Gdanskit.

Më shumë se 40 prokurorë nga Franca, Izraeli, Polonia dhe Shtetet e Bashkuara dëshmuan kundër ish-rojes së SSit gjatë gjykimit, i cili filloi në muajin tetor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 75 vjet nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë, ky është një nga gjykimet e fundit të ish-nazistëve.

Rreth 65 mijë njerëz u vranë gjatë Holokaustit në kampin e përqendrimit Stutthof, në afërsi të qytetit polak që tani quhet Gdansk.

Sipas aktakuzës së vitit 2019, Bruno D. me vetëdije ka mbështetur “vrasjet e fshehta dhe të egra” në kampin e përqendrimit të Stutthof.

Të burgosurit në Stutthof u vranë me armë zjarri, u helmuan me helmin Ziklon B dhe u privuan nga ushqimi dhe ilaçet, sipas dokumenteve gjyqësore.

Kujtojmë se prokurorët gjermanë po hetojnë 14 raste të tjera që lidhen me kampet e përqendrimit Buchenwald, Sachsenhausen, Mauhausen dhe Stutthof, njoftoi Zyra Qendrore për Hetimin e Krimeve Naziste.

Nazistët themeluan kampin Stutthof në vitin 1939, ku ishin vendosur 115 mijë të burgosur, ku më shumë se gjysma e tyre vdiqën.

Ndryshe, rreth 6 milionë hebrenj besohet se kanë vdekur në kampet e përqendrimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version