Një gol historik, meriton një festim historik. Festimi i Lionel Messit pas goli të shënuar në minutën e 92-të ndaj Real Madridit e që ishte i 500 me fanellën e Barcelonës ka bërë shumë bujë.
Gazeta Sport është munduar ta kap një shpjegim për festimin e tij që me siguri që do të mbahet mend për vitet të tëra.
Gazata e pranon që nuk ka asnjë shpjegim të vërtetë për festimin e tij.
Argjentinasi që pas golit ishte i vetmuar, hoqi fanellën e tij dhe ka mbajtur atë para të gjithëve për ta parë emri i tij që ishte i shtypur në fanellën me numrin 10.
Sipas Sport ky nuk ishte një festim i planifikuar dhe kjo ishte vetëm diçka që ka ndodhur në atë moment.
Festa kishte për qëllim çlirimin e tij nga java e shkuar ku u eliminua dhe festa për golin e 500-të me fanellën e Barcelonës.
Ai mori një karton të verdhë, por që nuk u shqetësua pas goli solli fitoren dhe emrin e tij në histori. /Telegrafi/
The official voice of WeGotSoccer @RayHudson "You can drop a tarantula into his shorts and he'd still be cool" #wegotsoccer #messi #leomessi pic.twitter.com/pR7icQ29jz
— WeGotSoccer.com (@wegotsoccer) April 24, 2017