Telegrafi

Ishte lojtari i ndeshjes dhe shënoi dy gola të bukur, por Benzema lëvdon asistuesit e tij

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Karim Benzema ishte lojtari i ndeshjes në sfidën e Real Madridit përballë Valencias, në të cilën i shënoi dy nga tre golat e Los Blancos.

Goli i parë ishte meritë e Eden Hazard, pasi gjithçka filloi me belgun, i cili ishte arkitekt i aksionit dhe asistoi në fund të francezi që nuk fal.

“Hazard është lojtar i shkëlqyer, ai di si të luajë me prekje dhe vazhdim dhe të lëvizë në fushë. Në stërvitje gjithmonë luajmë me një ose dy prekje”.

“Jam shumë i gëzuar për Asension, e kam parë duke luajtur shumë mirë për një muaj, shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë”, ishte deklarata e Benzema.

Lexo po ashtu Spektakël madrilen, Reali triumfon ndaj Valencias me tre super gola në pjesën e dytë

Goli i dytë i sulmuesit madrilen ishte për t’u rishikuar. Ai pranoi një top nga Asensio dhe me një kontroll të jashtëzakonshëm e kaloi lojtarin kundërshtar, ndërsa goditja u ndal në rrjetë. /Telegrafi/