Adam Louis nga Britania e Madhe ishte kollitur në fytyrën e një zyrtari policor duke e kërcënuar se do ta infektojë me coronavirus, megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë atij – u dënua me 6 muaj burgim, ka bërë të ditur policia e Londrës.
55-vjeçari është shpallur fajtor për sulm gjatë të cilit pretendonte se ishte i infektuar me coronavirus, duke i thënë policit se do t’i kollitet në fytyrë për ta infektuar – me c’rast edhe e ka bërë një gjë të tillë (duke iu kollitur në fytyrë), transmeton Telegrafi.
Polici që po patrullonte nëpër qendrën e Londrës, i ishte afruar Louisit pasi e kishte parë se ishte munduar dhunshëm ta hapë derën e një veture të parkuar në rrugë.
Por, ai përveç se kishte kërcënuar policin, Louis kishte thyer një shishe të verës duke e kërcënuar se do ta godasë me të dhe ta kafshojë me qëllim që ta infektojë. /Telegrafi/