Telegrafi

Ishte kënga e parë që e mësoi në shqip si dy vjeçe, Dafina Zeqiri solli pas 28 vitesh versionin e saj të “Lule lule”

Dafina Zeqiri ditë më parë publikoi këngën e saj më të re në bashkupunim me Lumi B, të titulluar ‘Lule Lule’.

E gjithë kënga ka ardhur si një inspirim nga kënga e vjetër shqipe ‘Lule Lule’, e cila ka qenë edhe kënga e parë që Dafina e ka mësuar kur ka qenë e vogël.

Dafina së bashku me nënën e saj e kanë kënduar këtë këngë kur Dafina ka qenë vetëm dy vjeçare.

Kjo këngë ishte kënga e pare shqipe që Dafina kishte mësuar, por gjithashtu edhe kënga me të cilën nëna e saj, zbuloi talentin e Dafinës për këndim.

Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit “Lule lule” (Foto: Telegrafi)

Përveç këngës që dukshëm tregon që është një këngë me vlera personale për këngëtaren, videoklipi (spoti) po ashtu ka vlera të mëdha.

Vendi në të cilin është xhiruar spoti i kësaj kënge është Rahoveci.

Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit “Lule lule” (Foto: Telegrafi)

Siç edhe shihet në spot, vendi është mrekullueshëm dhe me pamje magjepsëse nga vreshtat.

Ky klip mund jep edhe mesazhin që edhe në vendin tonë ka shumë pjesë të bukura që mund të krahasohen me lokacione të bukura për xhirime nga rajoni.

Për anën vizuale të këtij projekti është kujdesur Entermedia. /Telegrafi/

Dafina Zeiqiri në xhirimet e klipit “Lule lule” (Foto: Telegrafi)

 

Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit “Lule lule” (Foto: Telegrafi)

 

Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit “Lule lule” (Foto: Telegrafi) 

 

Dafina Zeqiri në xhirimet e klipit “Lule lule” (Foto: Telegrafi)