Manchester City po kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive dhe Pep Guardiola e di se duhet të bëj transferime në afatin kalimtar të janarit për ta përforcuar skuadrën.
Kampioni në fuqi i Anglisë po planifikon mundësinë e ri-nënshkrimit të Leroy Sane nga Bayern Munich në afatin kalimtar të dimrit, pretendon Football Insider.
Pep Guardiola dëshiron të forcojë sulmin e skuadrës së tij dhe mendon se Sane mund të shtojë më shumë fuqi zjarri në vijën e tij të parë.
Edhe pse anësori gjerman mund të jetë i disponueshëm si një transferim i lirë gjatë verës pasi ai është në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Bayernin, Man City është i etur për ta nënshkruar atë në janar.
Ata mund të përballen me konkurrencë nga Man United, Chelsea dhe Liverpool për sulmuesin këmbëshpejtë.
28-vjeçari, i cili luajti te Man City nga 2016-2020, ka shënuar pesë gola në 19 paraqitje për bavarezët këtë sezon.
Sane në vitin 2020 ishte larguar nga City në drejtim të Bayern Munichut për shumën e 49 milionë eurove. /Telegrafi/