Telegrafi

Ishte i infektuar me HIV, mori qelizat amë dhe virusi u zhduk

Pas transplantimit të qelizave staminale në një pacient britanik të trajtuar me HIV, virusi nuk u detektua më dhe ai nuk merr më ilaç, shkruan revista mjekësore Nature.

Bëhet fjalë për pacient nga Londra i cili është diagnostikuar me HIV në 2003, raporton BBC.

Nëntë vjet më vonë u zbulua se vuante nga limfoma Hochkin. Studiuesit, megjithatë, theksojnë se është shumë herët të thuhet se pacienti është “i shëruar nga HIV”.

Ekspertët theksojnë se kjo qasje ndaj trajtimit nuk është praktike për shumë njerëz që vuajnë nga HIV, por kjo mund të ndihmojë në gjetjen e ilaçit.

Pacienti nga Londra ishte 18 muaj në trajtim dhe qelizat burimore të marra nga një dhurues rezistent ndaj HIV, çoi në heqjen e viruseve dhe limfomave. /kp/Telegrafi/