Bayern Munich pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadrën e tyre për sezonin e ri, pasi e kanë mbyllur një sezon zhgënjyes pa asnjë trofe të fituar.
Pas ardhjes së trajnerit Vincent Kompany, shumë ndryshime do të ndodhin në skuadër në të gjitha repartet, përveçse në portë.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg, një nga objektivat kryesore është sulmuesi nigerian Ademola Lookman,që ka shkëlqyer me Atalantën.
Lookman, i cili bëri një paraqitje të fantastike me tre gola në finalen e Ligës së Evropës ka tërhequr vëmendjen e Bayernit.
Pavarësisht interesimit të tyre, ende nuk kanë nisur negociatat formale me klubin italian për nënshkrimin e sulmuesit.
Vlerësohet se operacioni mund të kushtojë nga 40 deri në 55 milionë euro.
26-vjeçari ka pasur një sezon mjaftë të mirë, ku në 45 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.
Megjithatë përveç Bayernit në garë për yllin nigerian janë edhe Barcelona, PSG dhe Liverpool. /Telegrafi/