Site icon Telegrafi

“Ishte hera e vetme që bëra një premtim ndaj një lojtarit”, Low zbulon si e bindi Musialan të luajë për Gjermaninë

Joachim Low ka zbuluar se si ai e ka bindur Jamal Musialan që ta zgjedhë Gjermaninë në vend të Anglisë kur lojtari në fjalë kishte vendosur se kë do ta përfaqësojë.

Mesfushori me tipare sulmuese ka lindur në Stuttgart nga një baba anglez me origjinë nigeriane dhe një nënë gjermane me rrënjë polake.

Ai u shpërngul në Angli kur ishte vetëm shtatë vjeçar dhe luajti për ekipin e të rinjve të Southamptonit dhe Manchester Cityt, para se të nënshkruante për Bayern Munich në vitin 2020.

Musiala ka përfaqësuar Anglinë në disa grupmosha të ndryshme – U15, U16, U17 dhe U21.

Sidoqoftë, në vitin 2021 ai bëri debutimin për Gjermaninë dhe që prej atëherë numëron 37 paraqitje për ‘Die Mannshcaft’ duke shënuar shtatë gola.

Low ishte përzgjedhës i Gjermanisë që nga korriku i vitit 2006 deri në qershor të vitit 2021 dhe tani ka pretenduar se ai ka luajtur një rol kyç në vendimin e Musialas për të luajtur për Gjermaninë.

“Ishte hera e vetme gjatë kohës sa isha trajner i kombëtares që bëra një premtim ndaj një lojtarit”, ka thënë 64-vjeçari.

Low tha se gjatë një bisede me Musialan i premtoi atij se do të jetë një titullar i padiskutueshëm në Kampionatin Evropian 2021 nëse e zgjedhë Gjermaninë.

Musiala më pas eventualisht kishte njoftuar publikisht se ka zgjedhur Gjermaninë në vend të Anglisë në shkurt të vitit 2021, ku debutimi i tij kishte ardhur një muaj më vonë./Telegrafi/

Exit mobile version