Telegrafi

Ishte garë e ashpër për “The Best” – për sa vota e mposhti Lewandowski, Messin dhe Salahun

Robert Lewandowski nuk ia kishte dalë ta rrëmbente Topin e Artë që jepet nga France Football, por e mori ‘The Best’ nga FIFA.

Sulmuesi polak në konkurrencë për çmimin e dhuruar nga mediumi francez ishte mposhtur prej Lionel Messit, mirëpo polaku e mposhti në çmimin që jepet prej shtëpisë së futbollit botëror.

Por, për sa vota arriti Lewandowski ta mposhtë argjentinasi, dhe Mohamed Salahun që po ashtu ishte në këtë garë?

Lexo po ashtu Si votuan nga Kosova dhe Shqipëria për çmimin “The Best” të FIFA-s

Ylli i Bayern Munichut arriti të grumbullonte 48 vota nga trajnerë dhe kapitenë të përfaqësuesve botërore.

Polaku kishte katër më shumë se anëtari i Paris Saint-Germain, derisa ai i Liverpoolit grumbulloi 39 sosh.

Lexo po ashtu Lewandowski fiton çmimin 'The Best' nga FIFA

Pas tyre u renditen Karim Benzema dhe N’Golo Kante, që përfunduan në vendin e katërt, respektivisht të pestin. /Telegrafi/