Demonstruesi i cili me rastin e sulmit ndaj Kongresit amerikan u fotografua i ulur dhe me këmbë mbi tavolinë në zyrën e Përfaqësueses së Senatit amerikan, Nancy Pelosi, është arrestuar kanë bërë të ditur zyrtarë policorë.
Siç raporton NBC, bëhet fjalë për 60-vjeçarin Richard Barnett nga Arknazasi, që është arrestuar në vendlindjen e tij nën akuzën për hyrje të dhunshme në ndërtesën e Kapitol Hill dhe vjedhje të pronës publike, transmeton Telegrafi.
Fotografia në të cilën shihet Barnett i ulur pranë tavolinës së Nancy Pelosi, ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale në kohën kur po zhvilloheshin vandalizmat në ndërtesën e Kongresit amerikan.
E lidhur me incidentet në Capitol sot është akuzuar edhe përfaqësuesi shtetëror i West Virginia, republikani Delrick Evans i cili filmoi dhe më pas fshiu videon ku shihet duke iu bashkuar turmës së demonstruesve.
Madje ka filluar një peticion kundër tij me të cilin synohet të kërkohet dorëheqja e tij. /Telegrafi/