Forcat e armatosura të Izraelit të njohura si IDF, kanë publikuar në profilin zyrtar në platformën X një video të shpëtimit të një nëne që ishte mbyllur në një strehimore së bashku me të birin.
Ata qëndruan të mbyllur derisa të shtunën e javës së kaluar, militantët e Hamasit kryen masakra në jug të Izraelit në sulmin e befasishëm të nisur nga Rripi i Gazës, transmeton Telegrafi.
Në videon e IDF-së, shihet sesi pjesëtarët e njësisë speciale Oketz arrijnë deri në strehimore dhe tentojnë ta bindin gruan së janë ushtria izraelite, dhe se e ka lirinë t’ua hapë derën.
“Në jemi IDF-ja, nga IDF-ja jemi. Gjithçka është në rregull”, dëgjohen duke thënë pjesëtarët e Oketzit.
Ata përsërisin fjalët se gjithçka është në rregull, derisa gruaja qëndronte e mbyllur.
“A është dikush tjetër me ju”, e pyesin ata izraeliten.
Ajo ua bëri me dije se më të është edhe i biri, e ushtarët futen në strehimore për ta qetësuar këtë nënë të shqetësuar. /Telegrafi/
After hours locked in the shelter throughout the Hamas massacre, our special unit "Oketz" delivered the news to this mother and son that they’re safe. pic.twitter.com/aByAejb0ia
— Israel Defense Forces (@IDF) October 15, 2023